Kryeministri me familjen në Dhërmi, thyen rekordin personal në not
Edhe këtë vit, Kryeministri Berisha ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjavë pushimi. I frymëzuar nga shpirti olimpik, Kryeministri Berisha, i cili po kalon të dielën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi, vendosi dje një rekord të ri personal, 141 minuta not në ujërat e mrekullueshme të Detit Jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë. Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta. Zyra e shtypit bën të ditur se Kryeministri tha se “Zëri i Detit JON me tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013-s”. Ndonëse ky është një rekord historik i Kryeministrit Berisha, ai beson se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri. Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për Kryeministrin Berisha, është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm. Ai pritet të mbledhë qeverinë dhe natyrisht nuk mund të mos ngurrojë të flasë për rekordin e tij të ri personal, për të cilin u zotua një vit më parë se do ta thyente akoma më tej.
Rekordi
Berisha notoi, sipas Kryeministrisë, 141 minuta. Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31 minuta