Ish-Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale lidhru me lajmin e heqjes së “non-gratas” të kryetarit të PD-së, Sali Berisha në SHBA.

Meta deklaron se nuk tërhiqet nga qëndrimet që ka mbajtur pesë vite më parë gjatë kohës si President i Republikës, duke thënë se ato lidhen me, sipas tij, përpjekje për të dëmtuar sistemin demokratik dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tij, Meta i është referuar edhe çështjes “McGonigal”, duke pretenduar se ajo shpjegon një sërë zhvillimesh politike dhe skandalesh në vend, të lidhura sipas tij me ndikime të paligjshme në politikën shqiptare.