Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të përfundojë në gjykatë.
Kandidatja e skualifikuar Mereme Sela ka kërkuar pezullimin e procesit të zgjedhjeve. Ajo pretendon se është skualifikuar nga gara në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj staturore dhe parimit të barazisë në konkurrim. Sipas saj ‘organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut’.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ajo kërkon shpalljen e pavlefshme të skualifikimit të saj, detyrimin e palës së paditur për rikthim në garë, shpalljen e pavlefshme të kandidimit të Sali Berishës, si dhe pezullimin e zgjedhjeve të datës 23 maj./ Top Channel
