Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka bërë një deklaratë të fortë teksa ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, në Top News. Ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është më i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i është hequr nga vetë DASH.

“Berisha nuk është më non-grata. I është hequr nga vetë Departamenti amerikan i Shtetit. Pritej të bëhej publik sot, mund të bëhet nesër. Berisha vetë nuk e bën dot vetë publik si dokument. Duhet ta bëjë  vetë DASH sepse ata e kanë në dorë miratimi ne të gjitha. E di që nuk ndodh shpesh që të hiqet shpallja non-grata por ja që në këtë rast ka ndodhur sepse ishte goditje nga ana e Ramës.”– tha ai.