Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot se protesta e radhes e opozitës do të mbahet më 10 shkurt.
Në një konferencë për mediat, Berisha njoftoi se protesta do zhvillohet si gjithmonë para godinës së Kryeministrisë, ku do vijohet të kërkohet krijimi i një qeveria teknike.
“Sot më shumë se kurrë është fjala juaj, është guximi juaj, revolta juaj, zemërimi juaj, qëndrimi ndaj padrjetësisë, ndaj vjedhjes dhe mjerimit. Edi Rama në vend të dorëheqjes së tij, shëtit si i vdekuri me të gjallin me lubi Ballukun për tu thënë shqiptarëve, për të sfiduar qytetarët për t’i ofenduar ata. Më shumë se ofendim, ti thotë se unë ju kam plaçkitur dhe do ju plaçkitës dhe mos mendoni se drejtësia është për Ramën apo Lubinë, por është për ata që duan këta të dy.
Është vetëm sovrani gjuha e tij, revolta dhe zemërimi i tij ata që do bindin këta grusht hajdutësh, këtë organizatë kriminale të largohen nga pushteti dhe të hapin rrugën për qeveri teknike dhe zgjedhje të ndershme. Në Tiranë dhe kudo në Evropë e botë 24 janari është i gjallë, cka do të thotë Ndaj dhe ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë, burrat dhe gratë, të bashkohen në datën 10 shkurt në orën 17:00.“- tha Berisha.



