Ditën e sotme të ftuar në emisionin Breaking në Top News ishte në lidhje direkte gazetari Genc Burimi, avokati Sajmir Vishaj dhe në studio analisti Aben Meçe. Tema e diskutimit ishte lidhur me paraqitjern e zv.kryeministres Belinda Balluku në SPAK dhe ngjarjeve të fundit politike. gjatë diskutimit gazetari përmbendi debatet që ka kryer shpeshherë në studio me analistin Meçe.

Ky i fundit nuk e priti mirë fjalën e tij duke iu kthyer me ironi si “gazetari nga parisi”.

Meçe deklaroi se Berisha nuk është arrestuar asnjëherë por masa e tij u mor pasi ai kundërshtoi drejtësinë. Deklaratë e cila u kundërshtua nga avokati dhe gazetari. Avokati theksoi se arresti i shtëpisë është njësoj si ai me burg vetëm ndryshon vendi. Ndërsa gazetari Burimi theksoi se avokati i di më mirë këto terma jo Meçe pasi nuk ka lidhje me ate ngjarje. Kjo deklaratë çoi në nervozizëm ku më pas gazetari u largua nga lidhja direkte.

Burimi: Ja ta thojë avokati si ishte çështja e Berishës sepse as ti as unë nuk kemi mbaruar për këtë, unë gazetar ti analist.

Meçe: Nuk lejoj askënd të ofendojë inteligjencën time natyrale, që i duket e çuditshme gazetarit nga Franca që Berisha është arrestuar. Berisha nuk është arrestuar, fillimisht ishte në gjendje të lirë, më pas iu ndryshua masa e sigurisë si sfidë ndaj drejtësisë.

Avokati: Arresti shtëpiak është njësoj si arresti me burg. Nuk je korrekt, nëse je në arrest shtëpie, je i arrestuar.

Gazetari ndërhyn shpesh.

Meçe: A të vazhdoj? Fjala për mua?

Meçe: Masa e sigurisë “arrest shtëpie” u mor në kuadër të procedimit penal për refuzim të drejtësisë.

Burimi: U mbajt arrest shtëpie, o.

Meçe: E re, boll ti, e re! Ti je pjesë e dezinformimit, o zotëri! Je pjesë e skemës së dezinformimit dhe i le avokatit të përgjigjet. O mashtrues, gënjeshtar, të lutem tani lëre atë!

Gazetari largohet nga lidhja direkte.