SPAK ka reaguar zyrtarisht pas pretendimit të Sali Berishës dhe sipas prokurorisë, dy urdhër-thirrje i janë dërguar ish-kryeministrit përmes shërbimit të postës.

Sipas SPAK në të dyja herët fletëthirrja është refuzuar të merret në dorëzim si nga rojet e banesës ashtu edhe nga stafi politik i tij në PD. Kërkesa e mbërritur nga SPAK në Kuvend nuk është pranuar të merret as nga grupi parlamentari i Partisë Demokratike.

SPAK ka insistuar për ta njoftuar ish kryeministrin edhe nëpërmjet postës elektronike. Pavarësisht 4 kanaleve të përdorura nga SPAK për njoftimin e ish kryeministrit ai deklaroi të enjte deklaroi se nuk është njoftuar për tu marrë në pyetje për katër vrasjet në bulevard më 21 Janar.

SPAK ka paralajmëruar se do të vijojë procedurat ligjore të njoftimit të Berishës ku ekspertet pasashikojnë se hapi i radhës i prokurorisë së posaçme do të jetë njoftimi i ish kryeministrit nëpërmjet Policisë gjyqësore.

Njoftimi i SPAK:

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
[email protected], më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Top Channel