Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë për mediat, pas rikthimit nga Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian në Strasburg.

Berisha përsëriti të njëjtat akuza të përhershme për qeverinë, teksa sërish paralajmëroi se opozita po përgatit një protestë të dytë, pas asaj të 24 janarit. Shkaku kryesor sipas tij, është bllokimi i kalimit në Parlament të shqyrtimit të  dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku dhe heqjes së imunitetit të saj që kërkon SPAK-u.

“Jehona e protestës ishte e fuqishme, pritet nga miqtë tanë edhe protesta e dytë, ashtu siç pritet nga opozitarët shqiptarë, edhe nga ndërkombëtarët. Denoncuam aktin puçist të Ramës me të cilin ai bllokoi, për të cilin ai për të mbrojtur veten e tij, bllokoi Parlamentin dhe nuk lejoi shqyrtimin e dosjes (Balluku).  Qytetarët do flasin dhe shqiptarët do njohin edhe protestën më të fuqishme që kanë njohur ndonjëherë”– tha ai.