Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.
Sipas raportimeve Berisha mbërriti në godinën e SPAK, ku u prit edhe nga mbështetës të tij, të cilët janë mbledhur sërish para institucionit, një skenë që tashmë është kthyer në rutinë sa herë ai paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme.
