Sali Berisha vijon fjalimet nga arresti i shtëpisë për anëtarët dhe militantët e PD, që mblidhen poshtë ballkonit të tij.
Sot, ai iu drejtua studentëve, të cilëve u premtoi se nëse vjen në pushtet, do të përgjysmojë tarifat e studimit. Po ashtu, ai shtoi se bursat nuk do të jenë më nën shifrën 200 euro.
“I garantoj studentët se në një akt të parë, tarifat e tyre do të përgjysmohen. Se në një akt të parë, nuk do ketë bursë në universitet nën minimumin jetik 200 euro. Garantoj pedagogët se në rast se sot, diferenca e buxhetit për shkencën është 8 herë më e ulët se në Serbi, se në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, ajo do jetë një më një me këto vende dhe do të ecë drejt shifrave të BE-së”, tha ai.