Partia Demokratike ka shpallur sot listën e plotë me emrat fitues në zgjedhjet e mbajtura dje për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

E ndërsa Sali Berisha premtoi ripërtëritje të strukturave, duket se një pjesë e madhe e emrave fitues, janë ish-drejtorë dhe ish-zëvendës ministra të PD, duke qëndruar sërish rreth të njëjtëve emra.

Konkretisht, fitues kanë dalë:

Adriana Gjonaj ish zv. ministre, ish deputete

Agroj Kuliçaj, ish zv.drejtor i policisë

Andia Ulliri ish deputete

Andrea Mano ish deputet, ish prefekt i Korçës

Arben Ibroja ish drejtor i OSHEE

Ardian Turku ish deputet

Asllan Dogjani ish deputet

Aurel Bylykbashi ish deputet

Avenir Peka ish zv.ministër

Bedri Hoxha ish deputet

Çlirim Gjata ish deputet, ish kryetar i KQZ

Dashnor Aliko, ish kryetar i komunës Lazarat

Edit Harxhi, ish zv. ministre e Jashtme

Eleina Qirici ish deputete

Gjok Vuksani ish deputet

Ines Nurja ish drejtoreshë e INSTAT

Kastriot Sulka ish zv.ministër i Punës

Lorenc Luka ish deputet, ish kryebashkiak i Shkodrës