Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë, duke dënuar dhunën që siç thuhet është e papranueshme.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson se protestat janë e drejtë themelore në çdo shoqëri demokratike, por dhuna është e papranueshme. Kujtojmë se në protestën e djeshme, opozita zëvendësoi flamujtë e SHBA-sëme ato të Gjermanisë dhe Bashkimit Europian, si simbolikë pas akuzave ndaj PS-së se ka bllokuar integrimin me vendimin për të mos ia dorëzuar deputeten Belinda Ballukun, SPAK-ut.
Reagimi i ambasadës gjermane në Tiranë:
Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna.


