Pas pushimit për festat e fundvitit, Partia Demokratike po zhvillon sot Foltoren e gjashtë para Kryeministrisë.

Kreu i selisë blu Sali Berisha mbërriti i shoqëruar nga disa mbështetës dhe anëtarë të PD dhe pritet të mbajë një fjalim si në protestat e mëparshme. Edhe në vitin 2026 nuk do të kemi një bashkim mes Berishës dhe Lapajt, ku ky i fundit e ka zhvendosur protestën e ditës së sotme në orën 19:00, për të mos pranuar bashkimin me Berishën.

Kujtojmë se protesta e fundit ishte ajo e 29 dhjetorit, e më pas demorkatët morën pushime.