Partia Demokratike nuk do të zhvillojë protesta gjatë muajit maj, kjo për shkak se është e angazhuar me organizimin për zgjedhjen e kreut të PD-së, një garë ku Sali Berisha është i vetmi kandidat.

Nga ambientet jashtë SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’, Berisha deklaroi se veç procesit të zgjedhjeve, angazhim kërkon edhe organizimi i Kuvendit Kombëtar të PD0së, për këtë arsye, protestat do të shtyhen deri në qershor.

“Në mënyrën më të fuqishme do vazhdohet me protesta. Por siç e dini nga sot deri më datën 30 janë dy ngjarje të mëdha. Është referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe është Kuvendi Kombëtar. Këto janë procese që kërkojnë punë të gjerë. Ndaj të siguroj që ditët më të para të qershorit do jetë kryengritja me paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, tha kreu i PD-së.