Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur protestë kombëtare të shtunën e 31 tetorit. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se PD është në mbështetje të studentëve. Sipas Berishës, mbështetja dhe mbrojtja e studentëve janë dy parimet e PD-së.

“Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë”, tha Berisha.