Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ironizoi opozitën dhe protestën e thirrur sot nga kryetari i saj, Sali Berisha.

Balka tha se Berisha proteston sa herë e thërret drejtësia dhe kjo gjë sipas tij u vërtetua edhe këtë herë që SPAK kërkon marrjen e tij në pyetje për “21 janarin”.

“Sot SPAK i dorëzon më në fund pas një situate më qesharake kur shkon te zyrat e PD dhe t’i çoj një zarf dhe sekretaria thotë; nuk e pranojmë apo dhe te selia e partisë e thonë; se pranojmë. Në 1998 kur i hiqej imuniteti, kishte protesta, kur nuk u lejonte nga ambasadat, kishte protesta. Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni të gjithë jemi thirrur. Ka dhe kolegë të mi që shkojnë për çështje që ose janë nën hetim ose nën akuzë, kurse këta dashnorët e drejtësisë, kur vjen kërkesa për kolegët e mi, këta ta tregojnë ndër sy dhe thonë; ku është filani. Po ky pse nuk shkoi? Proteston kur të thërret drejtësia. Fati i këtyre dihet dhe zgjedhjet e radhës vijojnë”-, tha ai.