Një ditë para protestës, Sali Berisha u bëri thirrje forcave të rendit të bashkohen në atë që kreu i PD e quan “kryengritje paqësore” për rrëzimin e qeverisë.

Berisha u tha policëve se duhet të merrnin në dorë fatin e tyre, për të protestuar në interesin e të gjithë shqiptarëve.

Sali Berisha: Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh. Bashkohuni me misionarët që do shporrin këtë qeverinë, do rikthejnë lirinë, udhëtimin drejt Europës.

Të gjithë në Tiranë në kryengritjen paqësore të fitores, për Europën. Mirënjohje KE për deklaratën e sotme që i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë s’mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë te… aty ku e ka vendin. Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë.

Top Channel