Ish-kryeministri Sali Berisha edhe mbrëmjen e sotme ka thyer rregullat e arrstit të shtpëisë, teksa ka mbajtur fjali mnga dritarja.

Berisha ka komentuar vendimin e Komisionit të Etikës, që përjashtoi nga Kuvendi 19 deputetë të opozitës, me kërkesë të mazhorancës pas kaosit të shkatuar në mbledhjet e fundit të Komisioneve.

Nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet në arrest shtëpie, Berisha u shpreh se sot kryeparlamentarja Lindita Nikolla zbatoi urdhrin e Edi Ramës dhe përjashtoi deputetët njësoj si të ishte Bjellorusia e Lukashenkos. Nga ana tjetër, Berisha bëri kërkesë që shqiptarët të arrestojnë Ramën.

“Për praninë tuaj sonte me një sakrificë të përnatshme, por në një mision të madh, në një mision shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Të dashur miq, sot dua të përshëndes gjithashtu oratorët, të cilët sonte dhe çdo natë, shndërrojnë këtë platformë, këtë tribunë në tribunë të fjalës së lirë, në tribunë të parlamentit të qytetarëve, në një tribunë e cila çdo natë e më shumë tmerron narkodiktaturën.

Sot, parlamenti Rama-Linda, parlamenti i turpit që nuk ka ekzistuar kurrë që nga koha e diktaturës, përjashtoi në një akt turpi, në një akt të mirëfilltë diktatorial, në një akt të vërtetë frike, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar, përfaqësues tuaj, vetëm e vetëm se ata po qëndrojnë siç po qëndroni ju këtu në emër të të vërtetës.

Po qëndrojnë në një betejë me të cilën duan të sjellin para jush në dritën e diellit, të gjitha krimet e shëmtuara, vjedhjet monstruoze të Edi Ramës. Po qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese, që janë edhe të drejtat tuaja.

Sot, Linda e parlamentit, një turp i gatshëm për të shkatërruar Shqipërinë për Edi Ramën, zbatoi urdhrin e padronit të saj Edi Rama dhe përjashtoi njësoj si të ishte Bjellorusia e Lukashenkos, edhe aty nuk ndodh kjo, 19 deputetë, përfaqësues të popullit opozitar.

Ky është një akt, një provokacion i rëndë për çdo qytetar që i beson pluralizmit. Atyre që rëndom në mënyrë të neveritshme shtrojnë pyetjet se përse po bëjnë këtë në parlament, u them këtyre mjeranëve se një deputet në SHBA mund të bllokojë pa u përjashtuar ditë të tëra parlamentin. Ajo që po bëjnë deputetët në parlament është kjo që po bëni ju këtu, po mbroni të vërtetat, po shprehni të vërtetat.”- tha Berisha.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, teksa një javë më parë ai u morr për herë të parë në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, për të cilën ai akuzohet për korrupsion. Ish-kryeminsitrit nuk i lejohet të komunikojë me persona që nuk jetojnë me të, megjithatë ai vijon ta thyejë këtë rregull, teksa çdo mbrëmje mban fjalim nga dritarja e bnesës së tij.