Kryedemokrati Sali Berisha është larguar me nxitim nga zona e nxehtë e protestës, pas hedhjes së molotovëve nga demokratët drejt Kryeministrisë. Berisha është mbrojtur nga truprojat me çadër, pas përshkallëzimit të situatës. Nga ana tjetër ai është shoqëruar nga deputetët demokratë, që po ashtu u larguan.
Me dhjetëra fishekzjarrë u hodhën në drejtim të godinës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me hedhje uji nga të dyja anët dhe gaz lotsjellës. Për shkak të përplasjeve, disa protestues u shpërndanë.


