Kryetari i Sali Berisha ka përcjellë urimet për besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Përmes një fotografie ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Liries, kreu i Partisë Demokratike uroi që kjo festë të sjellë paqe, mirësi dhe begati për të gjithë shqiptarët.
Në mesazhin e publikuar, Berisha shprehet gjithashtu me dëshirën që shqiptarët Kurban Bajramin e ardhshëm ta festojnë në kushte më të mira.
Mesazhi i Kryetarit të PD, Sali Berisha: Gëzuar Kurban Bajramin! Miq, sot besimtarët mysliman festojnë Kurban Bajramin.
Le të urojmë nga zemra dhe t’i lutemi Krijuesit që çdo sakrificë tonën dhe të mbarë shqiptarëve ta pranojë dhe ta kthejë në mbarësi, gëzime, shëndet dhe sukses për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Bajramin tjetër më mirë ta festojmë. Gëzuar!
