Në një deklaratë të fundit, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer me akuza të forta kundër institucioneve të drejtësisë, duke i quajtur ato pjesë të një krimi kushtetues. Sipas tij, ata që ai i quan “skapistët” janë të tmerruar nga hetimet dhe denoncimet e tij, duke u munduar të sulmojnë figura të rëndësishme si SPAK dhe disa gjyqtarë. Berisha i akuzon ata se veprojnë në përputhje me urdhrat e Edi Ramës dhe se janë përfshirë në vjedhje dhe manipulime të pasurisë.

Ai përmendi rastin e disa personave që kanë tre banesa financuar nga rroga shteti dhe një tjetër në pronësi private, duke sugjeruar se kjo është një dëshmi e pasurisë së paligjshme dhe larjes së parave. Berisha ka theksuar se këto janë informacione që ai ka mësuar dhe se i di shumë detaje për këto veprime, të cilat i konsideron të dënueshme.

Berisha: Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin.

Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë.