bersaniLideri i së majtës italiane, Pier Luigi Bersani, i cili po bën përpjekje të formojë qeverinë e re, ka thënë se vetëm një person i sëmurë mendërisht do të donte të qeveriste tani me Italinë.


Ai i ka bërë këto komente gjatë bisedimeve me partitë politike, për krijimin e një koalicioni qeverisës.


Javën e kaluar, atij i është kërkuar zyrtarisht nga presidenti Giorgio Napolitano që të bëjë përpjekje për formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, të cilat nuk kanë rezultuar me fitues të qartë.


“Dua që gjërat të jenë të qarta: Unë jam i gatshëm të marr një sasi të madhe të përgjegjësisë, por kërkoj edhe nga të tjerët që të marrin nga pak”, ka thënë Bersani.


Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, po përballet aktualisht me recesionin më të gjatë në dy dekada.


27 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)