Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shpalli urimet e tij për besimtarët myslimanë gjatë një deklarate për mediat nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Tiranë.
Ai theksoi rëndësinë e unitetit në shërbim të interesit kombëtar, ndërsa pati edhe një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.
“Dita e sotme është një ditë mirësie dhe solidariteti. Gëzuar Fitër Bajramin! Qoftë kjo një ditë e shënuar, një ditë solidariteti dhe një ditë mirësie për të gjithë shqiptarët. Fjalët e Kuranit dhe urtësia e profetit Muhamed le të shërbejnë si shembuj frymëzimi për çdo shqiptar në jetën e përditshme. Le të shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë të përbashkët, në mbështetje të harmonisë dhe dialogut ndërfetar dhe të interesit kombëtar,” tha Bajram Begaj.
