Situata me flakët në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar.
Katër forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për të shuar flakët dhe neutralizuar situatën. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që janë dëgjuar edhe shpërthime.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Ata kanë bërë të mundur evakuimin e dhjetëra qytetarëve, të cilët ndodheshin brenda pallatit.
