Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku një qytetar i thotë se vëllai i deputetit të PS-së, Ardit Bido, është drejtor i doganës së Kakavijës.
Mesazhin e shpërndarë, Noka e shoqëron me komentin: “Bido Miza dhe fijet që e lidhin me kontrabandën. I vëllai drejtor në doganë. Presim ‘avoketërit’ e tij të fillojnë menjëherë nga puna me komentet”.

Përgjigja e deputetit të PS nuk ka munguar, i cili është shprehur se Blendi Bido, emri i dhënë nga denoncuesi, nuk ekziston dhe fotoja e përdorur është produkt i Inteligjencës Artificiale.
“Ju prezantoj me Blendi Bidon. Sipas Mul Nokës, ky është vëllai im. Unë s’e dija. As familja ime. As gjendja civile. Blendi, në fakt, nuk ekziston. Në këtë foto, ai është produkt i Inteligjencës Artificiale të ChatGPT-së dhe i inteligjencës së kufizuar të Mulit”, shkruan Bido.
