Itali
I telefonoi bashkëshortes dhe i tregoi që ishte rrëzuar me makinë në një greminë, por nuk u arrit të gjendej i gjallë. Kjo është historia tragjike e të riut shqiptar, Admir Dejeli, 36 vjeç, fermer në Cozenca të Italisë. Agjencitë e lajmeve italiane thonë se trupi i 36-vjeçarit u gjet brenda një makine të vogël poshtë në shkëmbinj. U desh ndërhyrja e ekipeve të vullnetarëve të shpëtimit malor, si dhe zjarrfikësve që nisën kërkimet nga dje për të gjetur vetëm ditën e sotme, trupin. Dyshohet se i riu shqiptar vdiq pas plagëve të marra në aksidentin automobilistik. Nga këqyrja vërtetohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Nga të dhënat e para mësohet se pranë trupit të të riut shqiptar është gjetur një celular, nga ku ka marrë gruan dhe e ka njoftuar se ka rënë me makinë në një greminë. Më pas celulari ka pushuar së funksionuari dhe ka qenë bashkëshortja që njoftoi policinë për të gjetur burrin.