Një 50-vjeçar me profesion elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se elektriçisti ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte duke punuar për riparimin e një linje.

50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore.

Njoftim i policisë:

Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.