Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. I riu 30-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku po punonte.
Sipas njoftimit të policisë 30-vjeçari i identifikuar me inicialet A.Sh është banues në fshatin Sherisht dhe për momentin ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për ndërtimin e një pallati në lagjen “28 Nëntori”, ka rënë nga kati i tretë i objektit, shtetasi A. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Sherishtë. 30-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.