Një efektiv ka rënë nga larta e një pallati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më datë 15 janar 2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit.
Efektivi 57-vjeçar është dërguar në spitalin e Traumës dhe policia njofton se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.