Një person ka rënë nga tarraca dhe ka përfunduar në spital në gjendje shumë të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në hotel “Olimpik”, në kilometrin e dytë në aksin Gjirokastër–Tepelenë, ku një prej bashkëpronarëve të këtij hoteli ka rënë nga tarraca në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se K.S., 60 vjeç, ndodhej në tarracë dhe më pas ka rënë pingul nga një lartësi rreth 15 metra. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila e ka transportuar në gjendje shumë kritike për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
