Niveli i ujit në liqenin e Fierzës vijon të bjerë si pasojë e temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve. Prurjet nga lumenjtë që furnizojnë rezervuarin më të madh në vend kanë rënë ndjeshëm, ndërsa niveli i liqenit ka zbritur në kuotën 283.89 metra, nga 296 metra që është niveli maksimal. Në HEC-in e Fierzës janë aktualisht në punë tre nga katër agregatët, me një fuqi aktive prodhimi prej rreth 300 megavatësh.
Për shkak të kushteve të thatësirës dhe rritjes së konsumit të energjisë si pasojë e temperaturave të larta për periudhën korrik–shtator 2026, KESH ka blerë rreth 331 mijë megavat/orë energji, me një vlerë prej 41.5 milionë euro, për të garantuar furnizimin e pandërprerë te vendit.
Të dhënat e HEC Fierzë: Data: 06.08.2026 – Niveli: 283.89 m – Fuqia aktive: 300 MW – Agregat ne punë: 3
