Në mesditë në katedralen e Shën Palit në Tiranë por në të gjithë kishat ne vend kanë rënë kambanat që njoftojnë besimtarët për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.
Besimtarë të shumtë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shpirtin e tij. Ndërkohë në orën 18 në Katedralen e Shën Palit një meshë dedikuar Papa Françeskut drejtuar nga kreu i kishës Katolike në Shqipëri Im Zot, Arjan Dodaj kulmon me lutje për shpirtin e tij
Gjatë paradites në katedralen e Shën Palit janë zhvilluar ceremonitë e liturgjisë pagëzimit për ata që kishin planifikuar ndërkohë që shumë turistë të huaj e kanë vizituar atë ku kanë mësuar edhe për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut
“Po e mësova nga lajmet ne Facebook dhe Intagram ..Por Papa prej kohesh nuk ishte mire dhe pritej te ndoshta. Është fatkeqësi , e trishtueshme”, tha një grua italiane.
Konfernca Ipeshkvore doli në një konferencë ne mesditë
Kreu i kishës katolike të Shqipërisë shpërndau në qarkore për kremtimin e Meshës së Dritës më rastin e vdekjes së Papa Françeskut ku i fton të gjithë besimtarët të jenë pjesë ë lutjeve për shpirtin e tij
