46 persona kanë humbur jetën nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor ndërsa shpresat po veniten gradualisht për 21 të zhdukurit. Viktimat humbën jetën në përmbytje, shembje ndërtesash, rrëshqitje balte dhe rrëshqitje toke.
Të prekurit e përmbytjeve tani nuk kanë asgjë dhe do të duhet të fillojnë jetën e tyre nga e para. Meteorologët parashikojnë shira të rinj e të rrëmbyeshëm deri të premten.
“Familja jonë është e dëshpëruar”, tha Josiane Aparecida, një kuzhiniere 43-vjeçare, duke qarë ndërsa kërkonte fëmijët e kushëririt të saj, 6 dhe 9 vjeç, si dhe partnerin e saj, në rrënojat e Juiz de Fora.
Kushërira e saj ishte ende gjallë kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, por ajo vdiq disa orë më vonë në spitalin ku u dërgua. Halla e saj u gjet gjithashtu e vdekur në të njëjtën zonë. Ekipet e shpëtimit nxorën të vdekur një burrë që kishte arritur ta nxirrte gruan e tij nga shtëpia e tyre, por ai vetë nuk i shpëtoi rrëshqitjes së dheut. Në Uba, lumi me të njëjtin emër shkaktoi kaos. Rrugët në qendër të qytetit ishin të mbuluara me baltë dhe mbeturina.


