Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit për personat e lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 18:45, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 11 persona të lënduar.
Mes tyre janë 6 protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 efektivë policie dhe 2 kalimtarë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.
Sipas njoftimit, aktualisht në urgjencën e Spitalit të Traumës ndodhen 2 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve, si dhe një efektiv policie, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore.
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa këto të dhëna pasqyrojnë bilancin e të lënduarve deri në orën 18:45.
