Në një fjalim mbajtur në konventën kombëtare të Partisë Demokratike, ish-presidenti Bill Klinton emëroi zyrtarisht Barak Obamën, duke iu apeluar miliona amerikanëve në prag të zgjedhjeve, që ta mbështesin presidentin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.


Në fjalimin e tij në natën e dytë të konventës në Karolinën Veriore, Klinton mbrojti politikat e presidentit, duke thënë se “presidenti Obama mishëron vlerat, idealet dhe drejtimin që Amerika duhet ta marrë për të ndërtuar versionin e shekullit të 21-të të ëndrrës amerikane”, ndërkohë që tregua shumë kritik ndaj planeve ekonomike të republikanëve.


Obama, i cili do t’i drejtohet konventës të enjten, është duke u sfiduar nga Mit Romni, ish-guvernator i Masaçusetisti, në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit. Sondazhet e opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.


6 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)