Ditën e sotme i ftuar në emisionin Breaking në Top News ishte analisti Ilir Demalian i cili komentoi kandidaturën për bashkinë e Tiranës.
Analisti theksoi se gjendja e opozitës është në gjendje kaosi pasi ata nuk gjetën dot një kandidat politik edhe pas shumë përpjekjeve. Gjithashtu shtoi se humoristi Florjan Binaj edhe pse quhet si i pavarur ai nuk është i tillë pasi është punëtor i djalit të Berishës, Shkëlzen Berisha.
Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj deputeti i PD Dorian Teliti duke thënë se PD po kërkon një kandidat për ndryshim jo se nuk kishte kandidat pasi dhe ai vet ishte shprehur se mund të kandidonte. “Ne nuk do tregojmë kush është më i fortë në rradhët e opozitës se PD është, ne donim diçka ndryshe dhe menduam zoti Binaj është zgjedhje e mirë, edhe unë mund të kandidoja dhe e kam shprehur”. tha deputeti.
Debati vazhdoi kur analisti e kundërshtoi se Berisha i injoron nuk i pyet dhe deputeti i përgjkigjet se ka patur kandidatura por është parti në koalicion dhe u gjykua të ishte një person jopolitik, dhe kjo tregon nje maturi.
“Opozita që për dy vjet me radhë organizoi protesta, dogji, bëri rrëmujë në bashki me qëllimin për të larguar Erion Veliajn, tani që vjen momenti për të propozuar një kandidat për kryetar bashkie, nuk arrin të gjejë një emër nga radhët e veta politike.
Për zotin Binaj unë nuk e njoh, pasi nuk ndjek emisionet e humorit. Por ky njeri, që vjen nga humori, një figurë e angazhuar në shoqërinë civile, zgjidhet si kandidat pa asnjë rekord politik apo menaxhues, pa asnjë lloj eksperience. Dhe ajo që është më e rënda: e shpallin si “të pavarur”.
Si mund të quhet i pavarur një person që merr rrogë nga Shkëlzen Berisha, përmes televizionit ku punon? Ky është një rrogtar, një figurë publike që ndjek vijën editoriale të një televizioni me qëndrime të qarta politike. Ne e dimë shumë mirë çfarë përfaqëson ai televizion të paktën të mos i marrim njerëzit për budallenj.
Këta (opozita) votuan për shkarkimin e Veliajt nga Këshilli Bashkiak, duke pretenduar për shkelje. Problemi është që një gjest i tillë kërkon koherencë politike në një anë kërkojnë shkarkimin, në tjetrën nuk kanë një alternativë të qartë. Opozita është në një konfuzion total, nuk ka ide, nuk ngjall aspak optimizëm dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet, të cilat nuk premtojnë asgjë të mirë.
Shoqëri civile nuk kemi, opozitë të vërtetë nuk kemi, vetëm tallava politik.”, përfundon Demaliaj.