Ka nisur ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e Presdientit të ri të Republikës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla propozoi që data 16 maj të jetë seanca e parë e votimit për kreun e shtetit, ndërsa deputetja e PD-së, Fklutura Açka u shpreh me skepticizëm për procesin, ndërsa akuzoi maxhorancën se tashmë e ka zgjedhur kush do jetë presidenti i ri.

“Kështu që ky si proces ndoshta pa dashje, jo me dëshirën e keqe u bë disi pjesë. Unë e shikoj që huqi nuk ka për t’ju lënë të negocioni me ne. Unë kam bindjen që ju e keni zgjedhur presidentin dhe ne jemi buzëkuqi juaj që të dukeni të bukur para Evropës. Unë jam e bindur që ju e keni zgjedhur presidentin për mos thënë dhe emra. Ju nuk keni kriter të tretë, ose bijën ose birin e një komunisti që i ka shërbyer asaj kohe, ose ndonjë lëpirës dore”, u shpreh Acka.