Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja u vendos ditën e djeshme në Durrës me urdhër të DPAK. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Ndërkohë raportohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajri të fshihet pasi ai është një emer i njohur për krimin ndërsa edhe ai është shpallur në kërkim në urdhër të PSAK. Hajri gjithashtu akuzohet për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje për të cilën ai është ende në arrati.
Nga bisedat në aplikacionin SkyEcc mësohet se ish-deputeti ka komunikuar me Hajrin dhe të arrestuarin e dytë, Ahmet Masha. Gjithashtu ata kanë ndihmuar ish-deputetin Çyrbja të futet në listën e sigurtë për deputet në zgjedhjet parlamentare 2020