Një sipërmarrës italian Massimo Ferro, 54 vjeç humbi jetën pas një ndërhyrjeje rutinë për zvogëlimin e stomakut në një klinikë private në Shqipëri, duke ngritur pikëpyetje mbi standardet e sigurisë dhe procedurat mjekësore. Pacienti pësoi arrest kardiak gjatë operacionit dhe, pas përkeqësimit të gjendjes, u transferua në QSUT, ku ndërroi jetë pak më vonë.
Në lidhje me rastin, Prokuroria e Padovës në Itali ka nisur hetimet ndaj kirurgut Andrea Formiga, i cili njihet publikisht për bashkëpunimin e tij me “Trita Hospital”i. Në materialet promocionale të shpërndara nga këto institucione, Formiga paraqitet si mjek me mbi 30 vite përvojë, ndërsa pacientët e cilësojnë si “doktorin e mrekullive”.
Sipas informacioneve publike, kirurgu udhëtonte rregullisht në Tiranë një ose dy herë në muaj për të kryer ndërhyrje bariatrike, fibrogastroskopi, kolonoskopi dhe procedura të tjera të lidhura me trajtimin e obezitetit.
