Disa zona në Tiranë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të mërkurë, për rreth 60 minuta.

Në një njoftim të ndarë në rrjete sociale, OSHEE bën me dije se pa energji kanë mbetur pjesërisht, Pallatet e firmës ‘Sigers’, zona pranë Teleferikut, rruga “Ram Sadria”, rruga “Kamber Shevroja” dhe rruga “Ukë Rama”.

OSHEE sqaron se në këto zona energjia elektrike është ndërprerë nga ora 11:00 deri në 14:00, për shkak të një defekti në një nga fiderat e NST Rajonal dhe NST Traktora.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të defektit në një nga fiderat e NST Rajonal dhe NST Traktora, do të kryhen punime gjatë intervalit kohor 11:00-14:00. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Pallatet e firmës ‘Sigers’, zona pranë Teleferikut; Rruga “Ram Sadria”, rruga “Kamber Shevroja” dhe rruga “Ukë Rama”.