Ish-lojtari i Skënderbeut dhe ish-trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi, është paraqitur këtë të martë para SPAK.
Në një deklaratë për mediat, Shkëmbi tha: “Kërkova një makinë në emrin tim, por SPAK e ka bllokuar”.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me arsyet e paraqitjes së tij në SPAK, ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të japë çdo sqarim që kërkohet nga organet e drejtësisë.
Ndërkohë, hetimet e mundshme dhe arsyeja e vërtetë pas kësaj paraqitjeje mbeten të paqarta për momentin.
