Parlamenti është rrethuar nga barrierat metalike dhe forcat e policisë, pas qytetarët paralajmëruan se do të zhvillojnë protestën e radhës para Kuvendit.
Si pasojë policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur forca të shumta në terren dhe duke bllokuar akset që të çojnë drejt Parlamentit.
Siç shihet edhe në pamje kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.
