Kuvendi ka nisur seancën plenare, ndërsa në ambientet e jashtë qëndrojnë dhjetëra makina dhe efektivë policie për të siguruar mbarëvajtjen e seancës.
Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotët me ujë me presion, ndërsa perimetri është rrethuar me gardhe metalike.
Masat e shtuara të sigurisë vijnë në një kohë kur vendi prej disa ditësh po përballet me protesta dhe tensione.
