Forca të shumta policie kanë blinduar Sarandë pas atentatit me armë zjarri ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili.
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar 66-vjeçarin me plumb në kokë dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Viktima ishte pronar i një karburanti në qytet dhe njihej gjithashtu si ish-kryetar i shoqatës “Çamëria” në Sarandë.
Pas krimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit.
