Një aksion i gjerë policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku efektivët kanë ndaluar dhe kontrolluar automjete të ndryshme.

Kontrollet janë përqendruar te identifikimi i personave në kërkim, verifikimi i dokumenteve dhe evidentimi i rasteve të mundshme të armëmbajtjes pa leje.

Policia ka kontrolluar drejtuesit dhe pasagjerët e automjeteve, ndërsa në fokus janë edhe persona me precedentë kriminalë apo të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Hyrja e Vlorës është kthyer në një pikë të rëndësishme kontrolli, ndërsa aksioni pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit në kuadër të masave për forcimin e sigurisë.