Janë regjistruar problemet e para në qarkullim, në segmentin alternativ që ARRSH vendosi për autoveturat.

Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlera, ku sipas informacioneve deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të këtij bllokimi.

Trajlerat mësohet se kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e zonës të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndërkohë ndodhet në vendngjarje, me forca të shtuara në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit.