Një ngarkesë me mbi 8 ton speca djegës është bllokuar ditën e djeshme në një pikë grumbullimi në Divjakë, pasi analizat treguan praninë e tre llojeve të pesticideve mbi normat e lejuara.
AKU, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik, ndërhyri në këtë pikë pas referimit të një rasti të dyshimtë. Ngarkesa me 8216 kilogramë speca ishte grumbulluar nga zonat e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit.
Sipas njoftimit zyrtar, në specat e kontrolluar janë identifikuar sasi të larta të tre substancave pesticidale Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad të cilat tejkalojnë kufijtë e sigurisë për konsum njerëzor.
Për shkak të rrezikut për shëndetin publik, ngarkesa u bllokua menjëherë dhe është vendosur që ajo të asgjësohet.