Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Ferrasit, Fier, pasi niveli i ujit ka arritur pranë kufirit maksimal të argjinaturës.

Për të shmangur çdo rrezik përmbytjeje, strukturat përgjegjëse dhe banorë të zonës kanë ndërhyrë me vendosjen e thasëve me rërë përgjatë argjinaturës, duke forcuar pikat më problematike.

Sipas informacioneve, prurjet e shtuara si pasojë e reshjeve kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit, i cili aktualisht ndodhet në të njëjtin nivel me argjinaturën, duke paraqitur rrezik për tejkalim.

Korrespodenti i Top Channel raporton se u bllokua aksi i vjetër Levan-Vlorë.

Në terren po punohet pa ndërprerje, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të parandaluar çdo emergjencë të mundshme. /Top Channel/