Fillon sot riparimi i nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit. Punimet do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës.
Segmentet që do të jenë të mbyllura;
Vorë-Maminas
Maminas–Sukth
Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit
Për të shmangur trafikun dhe vonesat, rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës. Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, puna do të vijojë edhe në krahun tjetër të rrugës, në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë, duke ndjekur të njëjtën strukturë punimesh dhe afat kohor