Në Sarandë ka nisur procesi i votimit në të gjitha qendrat, me përjashtim të Qendrës së Votimit numër 4664, ku votimi nuk ka filluar ende.
Shkak për këtë bllokim është bërë prania e një posteri të kandidatit Agron Shehaj në një distancë më të afërt se 150 metra nga ambientet e qendrës së votimit, çka përbën shkelje të rregullave zgjedhore.
Situata është raportuar menjëherë pranë KZAZ-së dhe policisë, të cilët janë njoftuar për të ndërhyrë dhe për të larguar materialin propagandistik, në mënyrë që procesi të mund të vijojë normalisht.


